Pretendimet se 3 shtete po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave, reagon Von Cramon

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 15:32
Pretendimet se 3 shtete po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave, reagon Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ndaj pretendimeve të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, se tri shtete të BE-së po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fondeve IPA pas krizës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Cramon ka thënë se këto informacione po i dëgjon për herë të parë për diçka të tillë dhe ka thënë se ia merr mendja se kush janë këto tri shtete, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Këto informacione po i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndroj pas kësaj, për të vihet në pikëpyetje liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s s’vjen në shprehje”, ka shkruar von Cramon.

(Kosova Sot Online)