Studentët kërkojnë që UP-së mos t’i hiqet emri Hasan Prishtina

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 15:43
Studentët kërkojnë që UP-së mos t’i hiqet emri Hasan Prishtina

Kundër heqjes së emrit të universitetit, një grup studentësh nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë dorëzuar peticionin me 3 000 nënshkrime në Rektorat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka bërë të ditur përfaqësuesi i organizatave studentore, Arbër Gecaj, peticionin përveç studentëve e kanë nënshkruar edhe dekanët e disa njësive dhe disa profesorë.

Gecaj, në emër të studentëve, ka paralajmëruar edhe masa tjera në rast se askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre.

“Nuk kemi dashur të bëjmë kauza, por nëse askush nuk na përgjigjet, siç nuk janë përgjigjur deri tani, ne jemi te gatshëm edhe për greva dhe protesta”, tha ai.

Tutje, ai ka thënë se po e kundërshtojnë heqjen e emrit të “kolosit tonë ndërkombëtar” për shkak se nuk po i’u pëlqen praktika e ndryshimit të emrit të universitetit herë pas herë dhe sepse propozime, sipas tij, është bërë fshehurazi dhe pa u konsultuar me studentët


(Kosova Sot Online)