Zveçan: Dëmtohet një automjet i policisë

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 17:00
Zveçan: Dëmtohet një automjet i policisë

Në Zveçan është dëmtuar një automjet i saj zyrtar në Zveçan, ka konfirmuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup i personave, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.

Nuk ka raportime për të lënduar, derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.


(Kosova Sot Online)