Lajmi fundit: KFOR-i i fton për negociata krerët e Listës Srpska

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 17:44
Lajmi fundit: KFOR-i i fton për negociata krerët e Listës Srpska

Nga pjesëtarët e KFOR-it për një takim, është ftuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, me bashkëpunëtorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesit serbë e kanë pranuar ftesën.

Turma ndërkaq ka nisur të shpërndahet në orët e pasditës dhe sot nuk ka pasur përplasje mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it që gjenden rreth objektit të komunës.

KFOR ka vendosur rrethoja të hekurta rreth komunës në Zveçan, në Leposaviq dhe në Zubin Potok.

Protestat pranë këtyre komunave po mbahen prej të premtes, kur kryetarët e rinj shqiptarë hynë me ndihmën e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në objektet komunale, përkundër rezistencës së turmave me serbë.

30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë një përplasjeje mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve të hënën në Zveçan.

(Kosova Sot Online)