Serbët kacafyten mes vete në Zveçan

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 18:12
Serbët kacafyten mes vete në Zveçan

Edhe pse turma është shpërndarë, disa serbë akoma po qëndrojnë përreth objektit të komunës së Zveçanit, aty ku janë stacionuar ushtarë të KFOR-it dhe policë të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Medie raporton se serbët e pranishëm janë konfliktuar mes vete.

Serbët që po fjalosën dhe disa të tjerë që po tentojnë t’i ndalin.

Pak më herët në atë zonë janë parë krerët e Listës Serbe, të cilët janë ftuar nga eprorët prezentë të KFOR-it për negociata.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është parë duke i kaluar rrethojat e hekurit të vendosura nga KFOR-i për të hyrë në vendimin e takimit, ku është ftuar.

(Kosova Sot Online)