Eksperti kosovar i sigurisë: Protestat e thirrura për sot në Mitrovicë janë shumë të dyshimta

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 09:53
Eksperti kosovar i sigurisë: Protestat e thirrura për sot në Mitrovicë janë shumë të dyshimta

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se protestat e thirrura për sot në Mitrovicë, janë nga identitete fiktive dhe se janë shumë të dyshimta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka konfirmuar atë që deklaroi Policia e Kosovës më herët, ku u theksua se “pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”.

“Protestat e organizuara, gjoja nga shqiptarët, në kanalin e komunikimit rus, telegram, ku identitetet janë fiktive, nuk janë qëllimmira dhe janë shumë të dyshimta!".

(Kosova Sot Online)