“Nuk e di kush vjen nga Prishtina”, Vuçiq pyetet a do të takohet me Osmanin

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 11:10
“Nuk e di kush vjen nga Prishtina”, Vuçiq pyetet a do të takohet me Osmanin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nëse do të takohet me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Pas mbërritjes në Samit, Vuçiq tha se do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke thënë se këto takime “nuk do të jenë të lehta, por të rëndësishme”.

I pyetur nëse do të takohet me “ndonjë nga zyrtarët e Kosovës”, Vuçiq tha se nuk e di se kush ishte atje nga Kosova, shkruan Danas.

“Nuk e di se kush vjen nga Prishtina”, tha Vuçiq kur u pyet për takimin e Osmanit.

Ai pretendoi se është duke tentuar të mbajë paqen.

“Unë kam qenë gjithmonë një lider që përpiqet për paqen dhe ne po bëjmë shumë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon,” u tha Vuçiq gazetarëve.

Ai ka thënë se në takimet me Scholzin dhe Macronin, si dhe me liderët e tjerë “do të përpiqet t’i kthejë gjërat në normalitet dhe të de-përshkallëzojë situatën në Kosovë”.

“Duhen dy për tango, jo gjithçka varet nga ne”.

(Kosova Sot Online)