Disa qytetar shqiptarë protestojnë në jug, Policia bllokon Urën e Ibrit

  • S.A /
  • 01 June 2023 - 12:17
Disa qytetar shqiptarë protestojnë në jug, Policia bllokon Urën e Ibrit

Disa persona janë mbledhur për të protestuar te Ura e Ibrit, pasi Ministri Sveçla kërkoi nga qytetarët të mos i përgjigjëshin thirrjeve për këtë protestë. Protesta ka nisur në orën 12:00, ndërsa Policia e Kosovës e ka bllokuar kalimin matanë Urës së Ibrit, që e ndan Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut, transmeton "Kosova Sot Online".

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se thirrjet për protestë në juf të Mitrovicës dhe për marshim drejt veriut të vendit nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

Sveçla tha përmes një reagimi në Facebook se ky organizim tenton në nxisë tubime të panevojshme dhe “po përhapet nga persona të panjohur me profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, shkroi Sveçla.

(Kosova Sot Online )