Rama: Konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 12:58
Rama: Konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë pamje nga një tjetër takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ku e pranishme është edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen dhe diplomatë të tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë” shkruan Rama.

(Kosova Sot Online)