Policia bëri thirrje që të mos dalin, disa persona po protestojnë afër Urës së Ibrit

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 13:13
Policia bëri thirrje që të mos dalin, disa persona po protestojnë afër Urës së Ibrit

Një protestë që është lajmëruar vetëm në rrjete sociale, duket se ka rezultuar me grumbullimin e një numri të qytetarëve në Mitrovicën e Jugut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edhe pse policia e ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kërkuan nga qytetarët që mos t’i përgjigjen pozitivisht kësaj “proteste”, aty ka nisur mbajtja e saj.

Ndërsa, sipas ministrit Sveçla “përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”.

(Kosova Sot Online)