Vjosa Osmani shkëmben biseda me Zelenskyn në Moldavi

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 14:39
Vjosa Osmani shkëmben biseda me Zelenskyn në Moldavi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrur pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian në Moldavi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani shkëmbeu disa biseda me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu është duke marrë pjesë në këtë samit.

Për këtë takim që pati, presidentja Osmani ka shkruar në Twitter.

“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.

(Kosova Sot Online)