Gjukanoviq: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 14:47
Gjukanoviq: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Ish-presidenti i Malit të zi, Milo Gjukanoviq në Forumin e 18-të Global të Sigurisë GLOBSEC në Bratislavë është shprehur se Serbia duhet të largohet nga “krahu i Rusisë”, përcjell "Kosova Sot Online".

Po ashtu, Gjukanoviq ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Mendoj se do të ishte shumë mirë që Serbia të konfirmojë rrugën e saj evropiane dhe mendoj se është koha e fundit që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, tha Gjukanoviq.

(Kosova Sot Online)