Blinken kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 15:06
Blinken kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blinken ka ftuar që të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e normalizimit të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

“Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegëve tanë italianë dhe hungarezë që u lënduan në atë sulm. Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Blinken në konferencë për media të enjten në Oslo të Norvegjisë.

(Kosova Sot Online)