Klinë: U godit nga treni, vdes një person

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 15:26
Klinë: U godit nga treni, vdes një person

Sot në mëngjes ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve, ku personi në fjalë ka ndërrur jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, njofton policia.

Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)