Fillon takimi i Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 17:16
Fillon takimi i Osmanit me Scholz dhe Macron në Moldavi

Ka filluar  takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin  Francës, Emanuel Macron, në Kishinau të Moldavisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi është duke u mbajtur në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Takimi është duke u mbajtur në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

Presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

(Kosova Sot Online)