Publikohen pamjet: Ja momenti kur dy shqiptarët sulmohen në qendër të Mitrovicës së Veriut

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 17:39
Publikohen pamjet: Ja momenti kur dy shqiptarët sulmohen në qendër të Mitrovicës së Veriut

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet, ku shihen sulmet e dy shqiptarëve në qendër të Mitrovicës së Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri thotë se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga “milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi”.

“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, thuhet në mbishkrimin e Sveçlës.

(Kosova Sot Online)