Macron, Scholz dhe Borrell nisin takimin me Vuçiqin

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 17:43
Macron, Scholz dhe Borrell nisin takimin me Vuçiqin

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell kanë nisur takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata në Kosovë.

Takimi po mbahet në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili sivjet po mbahet në Moldavi.

Macron e Scholz pak më herët mbajtën një takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.


(Kosova Sot Online)