Osmani: Së bashku me Macron dhe Scholz diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 17:46
Osmani: Së bashku me Macron dhe Scholz diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë

Sot në Moldavi, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian, presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin Emmanuel Macron dhe kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se me ta ka diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa tha se bashkëpunimi me partnerët është kyç.

“Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

Tre liderët europianë janë takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të njëjtën temë.

(Kosova Sot Online)