Ambasada amerikane e ka ngritur flamurin e LGBTQI+ në objektin e saj

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 19:15
Ambasada amerikane e ka ngritur flamurin e LGBTQI+ në objektin e saj

Flamurin e LGBTQI+, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka ngritur në objektin e kësaj ambasade në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky veprim vjen në hyrje të muajit qershor, në të cilin muaj edhe nis Java e Krenarisë.

“Me krenari e ngrita sot flamurin e LGBTI+-së në ambasadën dhe rezidencën time sot në mbështetje të të drejtave të barabarta për të gjithë personat LGBTI+ në Kosovë dhe anembanë botës”, ka thënë Hovenieri, sipas postimit të faqes zyrtare të këtij institucioni në Facebook.

“Të drejtat e LGBTI+ janë të drejta të njerëzve. Po e pres Javën e Krenarisë këtu në Kosovë”.

Ai po ashtu postimit ia ka bashkëngjitur edhe dy hashtagët tjerë, #Krenaria e Prishtinës dhe #T’du Qashtu Qysh Je.

(Kosova Sot Online)