Kryeministri Kurti flet për mundësi lufte

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 21:04
Kryeministri Kurti flet për mundësi lufte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për bazat ushtarake që Serbia i ka rreth kufijve të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se nuk do t’i paragjykonte forcat e Kosovës.

”Kur ju that që nëse sulmon Serbia forcat tona nuk i bëjnë ballë, unë nuk e di këtë, nuk e kisha paragjyku. Natyrisht që mirë është të kesh ndihmë”, ka thënë Kurti në ktv.

Më tutje, Kurti ka deklaruar se duhet të besojnë në vete, para se t’ia “dinë hallin vetit” si shtet.

”Unë besoj që duhet të besojmë në vetën para se me ia dit hallin vetës, hapi i parë është me e besu vetën pas dija hallin vetës. Nëse ia nisim me ia ditë hallin vetit nuk bëhemi bash shtet. E unë po them të bëhemi siç e kemi emrin, Republikë parlamentare”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit nuk ka parashikuar asgjë në lidhje me një mocion potencial të opozitës për ta shkarkuar atë përmes Kuvendit të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)