Hyseni: Kurti nuk ka çare pa i pranu kërkesat e ndërkombëtarëve

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 22:15
Hyseni: Kurti nuk ka çare pa i pranu kërkesat e ndërkombëtarëve

Kryeministri Albin Kurti “nuk ka çare pa i pranuar kërkesat ndërkombëtare”, ka deklaruar Skender Hyseni, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por, Hyseni thotë se pasojat e konfrontimit me SHBA-të kanë mbetur.

Më tutje, Hyseni, ka thënë se sikur Kosova të kishte presidente, do të duhej që t’ka kërkonte Kurtit dorëheqjen, në ditën kur e cilësoi sekretarin amerikan, Antony Blinken si “naiv”.

”Unë besoj që Kurti do t’i pranojë kërkesat, se nuk ka çare pa i pranu, se nuk ka kah shkon. Por pasojat mbesin, sepse shija tepër e keqe e konfronitmit me SHBA-të mbetet, e kualifikimit të Blinken si naiv në deklarimet e tij”, ka thënë Hyseni.

“Po të kishte president Kosova, që nuk ka për fat të keq. Atë ditë do të duhej që presidentja ta ftonte kryeministrin e t’ia kërkonte dorëheqjen”, ka thënë Hyseni.

Ai gjithashtu tha se askush në Kosovë nuk merr mandat për t’i minuar raportet me SHBA-të.

”Askush në Kosovë nuk merr mandat për forca politike që e minojnë partneritetin me SHBA-të”, ka thënë Hyseni.

(Kosova Sot Online)