Theret me thikë një qen në qendër të Prishtinës, Arianit Koci publikon pamjet

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 08:19
Theret me thikë një qen në qendër të Prishtinës, Arianit Koci publikon pamjet

Avokati, Arianit Koci, ka publikuar pamje se si në qendër të Prishtinës është therur një qen më thikë, raporton “Kosova Sot Online”.

Ai ka bëre të ditur se si një person rreth të 30-ave e ka bëre këtë gjest të ulët.

Koci ka thënë se personi në fjalë ka bërë një vepër penale.

Lidhur me këtë rast, avokati I ka bë rë thirrje policisë që të merrë t me kë të rast.

Postimi i plotë:

Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therrë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës – thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Choë Choë .

Ky person ka kryer vepër penale!

Paramendoni, në qendër të Prishtinës e nxjerrë thikën.

Sipas dëshmitarëve, ky person dhe vëllau i tij, e shëtisin qenin Choë Choë ditë rreth qendrës.

Shtëpinë apo banesën, gjithnjë sipas dëshmitarëve, e ka në Qytezën Pejton ose në Dardani.

Ftoj policinë që të veproj menjëherë!

Nuk mundemi me leju që persona të rrezikshëm të sillëm në qendër të qytetit me thikë, pa u ndëshkuar.

(Kosova Sot Online)