Deputetja britanike: Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 08:52
Deputetja britanike: Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës

Deputetja britanike dhe njëherit kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka njoftuar për takimin që pati dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Komunitetin Politik Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kearns ka shkruar se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.

“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, ka shkruar Kearns.

(Kosova Sot Online)