Plagosi me thikë vëllain, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 09:58
Plagosi me thikë vëllain, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

Një 49-vjeçar nga Elbasani është arrestuar , pasi ka goditur me thikë vëllain e tij 46 vjeçar, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se sherri mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet i shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç.

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)