Osmani pas takimit me Sunak: Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 10:14
Osmani pas takimit me Sunak: Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Moldavi ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian, transmeton "Kosova Sot Online".

Osmani tha se me Sunak ka folur për zhvillimet e fundit në rajon, si dhe i ka shprehur mirënjohje për “mbështetjen e fortë” të Mbretërisë së Bashkuar.

“Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjate”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(Kosova Sot Online)