Një femër kosovare merr mesazhe kërcënuese nga persona të maskuar në Leposaviq

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 10:45
Një femër kosovare merr mesazhe kërcënuese nga persona të maskuar në Leposaviq

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një femër kosovare në komunën e Leposaviqit është kërcënuar nga disa persona të maskuar, të cilët silleshin me gurë në duar në një zonë banimi, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima po ashtu ka potencuar se ka pranuar mesazh kërcënues.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ndjehet e kërcënuar nga persona i/të dyshuar, të maskuar, me gurë në duar duke bërë lëvizje në zonën e banimit. Viktima po ashtu ka potencuar se ka pranuar mesazh kërcënues. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)