Ferizaj: Një vajzë bie nga kati i dytë i një shkolle

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 11:10
Ferizaj: Një vajzë bie nga kati i dytë i një shkolle

Një vajzë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle dje në Ferizaj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Vajza ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku më pas është dërguar në QKUK.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka rënë nga objekti dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është në procedurë hetimore.

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)