Kurti: Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 11:43
Kurti: Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është duke raportuar në Kuvend për ngjarjet në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Kosova po përballet me një milici fashiste në veri të vendit si dhe ka thënë se Policia e Kosovës ka nevojë për mbështetje.

“A e kuptoni me çka kemi të bëjmë? Me milici fashiste. Për këtë përballje Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Kosovës – e ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës – ju tregoni a e ka! Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës – e ka. Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje – jepjani këtë mbështetje”, tha Kurti.

Pas kësaj deklarate ai u ndërpre nga duartrokitjet e deputetëve të Vetëvendosjes.

(Kosova Sot Online)