Basha ngacmon opozitën: Kur dal me fol për Amerikën, këta tuten

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 12:33
Basha ngacmon opozitën: Kur dal me fol për Amerikën, këta tuten

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur debat parlamentar, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, atje ku është tensionuar situate qe një javë.Në këtë seancë, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka ngacmuar pak opozitën, para se të niste fjalimin e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Basha tha se kur ai del të flas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetët e opozitës frikësohen.

“Unë kur dal me fol për Amerikën, këta tuten këtu”, tha Basha, duke shkaktuar të qeshura në Kuvend. Bashës i ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili duke qeshur i tha: “ti je shkollu në Amerikë, ti di diçka me na kallxu”.

(Kosova Sot Online )