Organizohet protestë edhe në Graçanicë, policia ka një njoftim

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 12:49
Organizohet protestë edhe në Graçanicë, policia ka një njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokojë rrugën kryesore në Graçanicë për automjetet, për shkak të një proteste që është paralajmëruar atje.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative të cekura më poshtë.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së një proteste të paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë do të ketë ndërprerje (bllokim) të përkohshme të qarkullimit të trafikut, deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve duke ju kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative”, është thënë tutje në komunikatën e policisë.

(Kosova Sot Online)