Osmani: Vuçiq vajtonte dhe ankohej, takimi u bë pas insistimit të Scholz e Macron

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 13:09
 Osmani: Vuçiq vajtonte dhe ankohej, takimi u bë pas insistimit të Scholz e Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  tha se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte një kërkesë dhe insistim nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz, përcjell “Kosova sot Online”.

Ajo tha se  nuk ishte një  takim negociues por një shkëmbim pikëpamjesh.

Tutje, ajo tha se Kosovës iu kërkuan zgjedhje të reja në veri

Osmani tha se Vuçiq ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë. Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim me insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues por një shkëmbim pikëpamjesh. Mund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij duke qenë ministri i propagandës së Vuçiq”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)