Kurti: Në Zveçan, kur ka hyrë Policia jonë e ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 13:27
Kurti: Në Zveçan, kur ka hyrë Policia jonë e ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kur Policia e Kosovës ka hyrë në objektin e Komunës së Zveçanit, e kanë gjetur fotografinë e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Kurti ka thënë se fotografia është hequr dhe nuk është më në ndërtesën e Komunës së Zveçanit.

“Në Zveçan, kur ka hyrë Policia jonë e ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit. Vladimir Putini nuk është kryetar komune me të cilin është binjakëzu Zveçani. Pra, këtu problemi është i thellë. Ky problem nuk zhduket nëse i mbyllim sytë”, ka thënë Kurti.

“Fotografia e Putinit nuk është më në ndërtesën e Komunës së Zveçanit”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)