Von Cramon ia shton edhe një tri kërkesave të Borrellit

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 14:00
Von Cramon ia shton edhe një tri kërkesave të Borrellit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, i ka shtuar edhe një kërkesë shtesë tri kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell,përcjell “Kosova Sot Online”.

Von Cramon kërkon që të ketë hetim dhe ndjekje të plotë për ata që sulmuan ushtarët e KFOR-it.

“Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it. Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që trupat e NATO-s-KFOR bëjnë dhe u urojnë atyre një shërim të shpejtë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)