Politikani gjerman po vjen në Kosovë: Shpreh vlerësimet dhe përkrahjen time për KFOR-in dhe bisedimet politike

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 14:50
Politikani gjerman po vjen në Kosovë: Shpreh vlerësimet dhe përkrahjen time për KFOR-in dhe bisedimet politike

Politikani gjerman, Peter Beyer, njofton se për momentin është nisur për një vizitë në Kosovë.

Po ashtu, Beyer ka treguar se të shtunën do të shkoj në Beograd për të diskutuar për politikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Rrugës për në Prishtinë, Kosovë, tani. Shpreh vlerësimet dhe përkrahjen time për KFOR-in dhe bisedimet politike. Të shtunën shkoj në Beograd, Serbi, për diskutime politike”, ka shkruar Beyer.

(Kosova Sot Online)