Krasniqi shkon në një drekë pune në rezidencën e Hovenier

  • E.K /
  • 02 June 2023 - 15:21
Krasniqi shkon në një drekë pune në rezidencën e Hovenier

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është pritur në një drekë pune sot në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai tha se diskutimet me Hovenierin ishin miqësore.

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Memli Krasniqi.

(Kosova Sot Online)