Osmani uron Italinë: Jemi krenarë për lidhjen e fortë midis dy vendeve tona

  • A.P /
  • 02 June 2023 - 16:38
Osmani uron Italinë: Jemi krenarë për lidhjen e fortë midis dy vendeve tona

Për ditën e Republikës, e cila festohet çdo vit më 2 qershor, me festën kryesore që zhvillohet në Romë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj italian Sergio Mattarella, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Buona Festa della Repubblica për Presidentin Mattarella dhe miqtë e aleatët tanë në Itali”, shkroi Osmani.

“Jemi krenarë për lidhjen e fortë midis dy vendeve tona, të rrënjosura në vlerat e përbashkëta evropiane. Faleminderues për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite”, shtoi ajo, ku postoi edhe një foto që shihet e buzëqeshur duke shtrënguar duart me presidentin italian.

(Kosova Sot Online)