Mitsotakis rezulton pozitiv me Covid-19

  • A.P /
  • 02 June 2023 - 21:42
Mitsotakis rezulton pozitiv me Covid-19

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka anuluar vizitën e tij në Malin e Zi, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mitsotakis, nëpërmjet një video-mesazhi në Instagram.

“Përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë shumë të këndshme, por ndonjëherë kanë edhe një çmim. Sot bëra testin për Covid, jam pozitiv, kështu që do të më duhet të rri disa ditë në shtëpi. nuk mund të shkoj në Malin Athos, siç e kisha planifikuar”, tha ai.

Sekretari i Komitetit Politik të ND-së, Pavlos Marinakis dhe partneri i presidentit të ND-së, Dimitris Tsiodras, rezultuan pozitivë me Covid-19.

(Kosova Sot Online)