E tmerrshme: Vajza e re ka vrarë një njeri vetëm pse ishte kurreshtare

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 08:10
E tmerrshme: Vajza e re ka vrarë  një njeri vetëm pse ishte kurreshtare

Një vajzë e re koreane, e fiksuar pas historive me krime, ka pranuar se ka vrarë dhe prerë një grua “thjesht për ta ditur se si është në të vërtetë të masakrosh një njeri”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Busan të Koresë së Jugut. 23-vjeçarja Jung Yoo-jung tashmë po i nënshtrohet testimeve për të përcaktuar nëse mund të konsiderohet psikopate.

“Jung e kishte planifikuar mirë krimin, pasi donte të vriste me patjetër dikë pasi u fiksua me dokumentarët me vrasës serial dhe librat me krime”, tha një zëdhënës i policisë për mediat koreano-jugore.

Policët gjetën në celularin e 23-vjeçares se kishte vizituar shumë faqe ku të mësonin se si të fshihje një kufomë.

Pasi e vrau me thikë gruan, Jung e ndau në copa trupin e viktimës dhe i futi disa pjesë në valixhe. Më pas, hipi në një taksi dhe valixhen e hodhi në lumë. Ndërkohë që, për ta bërë të dukej si zhdukje, mbajti celularin, kartën e identitetit dhe portofolin e gruas që kishte vrarë. Por, taksistit iu ngjallën dyshime dhe njoftoi policinë menjëherë pasi e reja zbriti nga taksia. Autoritetet thanë se Jung jetonte e vetmuar dhe ishte izoluar nga shoqëria, pasi nuk kishte gjetur dot punë që kur kishte mbaruar shkollën.

(Kosova Sot Online)