
Haziri:Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,ka komentuar situatën në veri, shkruan “Kosova Sot Online”.
Haziri i ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri.
Haziri ka thënë se presidentët historikisht kanë pasur role unifikuese dhe se kanë luajtur rol kyç në raportet e Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian, e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera. Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.
(Kosova Sot Online)