Deputeti gjerman: Dëgjova që Albin Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 10:54
Deputeti gjerman: Dëgjova që Albin Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme

Deputeti gjerman Peter Beyer, ka folur rreth kërkesave të Francës, Gjermanisë dhe BE’së për zgjedhje të parakohshme në katër komunat komunat e Veriut si një rrugëdalje nga ngërçi atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Beyer ka thënë se ka dëgjuar që kryeministri i Kosovës, Albib Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme në gjithë vendin.

“Më lejoni të shtojë që dëgjova sot diçka që Kryeministri Albin Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme, pra jo vetëm në Veri por ndoshta në gjithë vendin. Kështu që nuk e di, është diçka që kam dëgjuar sot” ka thënë Beyer në një intervistë.

(Kosova Sot Online)