Arrestohet një nënë në Mitrovicë, keqtrajtoi dhe ushtroi dhunë ndaj fëmiut të saj

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 11:48
Arrestohet një nënë në Mitrovicë, keqtrajtoi dhe ushtroi dhunë ndaj fëmiut të saj

Policia ka njoftuar se është arrestuar një grua në Mitrovicë, pasi kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Fëmia është strehuar nga Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale në një strehimore familjare.

Policia ka njoftuar se e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

“Mitrovicë 02.06.2023 – 08:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)