
Zbardhet telefonata që i erdhi Albin Kurtit nga Shtëpia e Bardhë

Zëvendësi i këshilltarit të Joe Biden për Siguri Kombëtare, Jon Finer e ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar rreth situatës dhe tensioneve në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Siç thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, Finer ka mirëpritur gatishmërinë e kryeministrit Kurtit për të punuar drejt kushteve për zgjedhje të reja.
“Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)