
Ferizaj: Gjenden dy fëmijët, ishin raportuar të zhdukur nga nëna e tyre

Janë gjendur dy vëllezëit të cilët ishin të raportuar të zhdukur dje në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasin në Polici e kishte lajmëruar nga nëna e tyre, ku ka thënë se dy djemtë e saj kanë dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
“Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti vazhdon të hetohet.’’ Thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)