
Turqia dërgon një batalion të komandove në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se do të nis për në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas tensioneve në veri të Kosovës.
Pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë, një batalion komando i lidhur me komandën tonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Kırklareli), i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), u caktua si njësi rezervë, në bazë të kërkesës së bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali)”, thuhet në njoftim.
Kosova’da Meydana Gelen Olaylara İlişkin Açıklamahttps://t.co/rTelUb7T0k#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/GeydCLbN4K
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) June 3, 2023
(Kosova Sot Online)