Osmani shkon në Turqi, do t’marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si President

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 13:43
Osmani shkon në Turqi, do t’marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si President

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, përcjell “Kosova Sot Online”

Osmani do të jetë e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

“Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdoğan, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdoğan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Recep Tayip Erdogan fitoi zgjedhjet me balotazh, i cili u zhvillua më 28 maj.

(Kosova Sot Online)