
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Klinë, lëndohen katër persona

Në fshatin Krushëve e Madhe, në Klinë, kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri, ndërkaq katër persona kanë marrë lëndime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje bëhet e ditur se personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësor.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Krushëve e Madhe, Klinë 02.06.2023 – 20:50. Raportohet se kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit anë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.
(Kosova Sot Online)