Rahovec: Dy persona e vjedhin një veturë në parkingun e një hoteli

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 14:29
Rahovec: Dy persona e vjedhin një veturë në parkingun e një hoteli

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Rahovec, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar në polici se dy persona të panjohur ja kanë vjedhur veturën e tij të cilin e kishte në parkingun e një hoteli.

Personat e panjohur janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti lidhur me këtë vjedhje është duke u hetuar.

“Rahovec 02.06.2023 – 05:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e hotelit, dy persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)