Borell në emër të 27 shteteve të BE-së: Zgjedhje të reja në 4 komunat

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 15:00
Borell në emër të 27 shteteve të BE-së: Zgjedhje të reja në 4 komunat

Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar një deklaratë e Josep Borell në emër të 27 shteteve anëtare në të cilën dënohet ashpër “dhuna kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave“.

Kërkohet që zgjedhjet në katër komunat veriore të organizohen sa më shpejt, në mënyrë gjithpërfshirëse, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes themelore dhe Aneksit, me theks të veçantë Asociacionin, duke thënë se duhet fillojë themelimi pa vonesa dhe pa parakushte të mëtejshme të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”.

(Kosova Sot Online)