
Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Janë fakte të rreme, propagandë e pastër

Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, i ka reaguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq lidhur me deklaratën e Vuçiq se Serbia ka implementuar të gjitha marrëveshjet që nga 2013 e deri sot, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bislimi ka shkruar se një gjë e tillë s’është e vërtetë.
“Janë fakte të rreme, propagandë e pastër”, ka shkruar Bislimi.
Në këtë reagim ai ka bashkëngjitur një listë të shkeljeve që ka bërë Serbia.
During this week, on CNN Vucic said that Serbia has implemented all the agrmt. from April 2013 until today. This is not true & inconsistent with reality. It's twist of facts & pure propaganda.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) June 3, 2023
Below a list of just some of the serious violations committed by Serbia: pic.twitter.com/wgYBOAfcSP
(Kosova Sot Online)