Kurti: Nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 16:02
Kurti: Nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën në veri të vendit dhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se kryetar të rinj mund të ketë vetëm pas zgjedhjeve të reja, si dhe ka shtuar se nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja.

”Pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetar të rinj, nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu ka thënë se është Beogradi adresa ku duhet bërë presion për t’u bërë normalizimi dhe jo Prishtina.

(Kosova Sot Online)